Alexis Sanchez ka hedhur ashpër poshtë pohimet se ai kishte vënë bast se Jose Mourinho do të shkarkohej nga pozita e menaxherit të Manchester United. The Sun pohoi se ish-sulmuesi i Arsenalit i ka dërguar mesazh lojtarëve në grupin e tyre të përbashkët në WhatsApp për të sugjeruar që ai kishte fituar jë bast në raport me bashkëlojtarin Marcos Rojo për të ardhmen e Mourinhos në klub. Raporti u shfaq në tabloide tri ditë pasi Jose Mourinho u shkarkua nga klubi.
“Kjo është e pavërtetë. Jose më dha rastin që të luaj për ekipin më të mirë në botë dhe unë kam vetëm falënderime për të. Ne jemi vërtet ekip i bashkuar. Ne jemi Manchester United. Respekt. Mezi pres t’i ndihmoj ekipit. Shumë fat nesër”, u shpreh Sanchez në Twitter. Sanchez shënoi vetëm një gol në 12 paraqitje këtë sezon dhe vuajti që të mbajë vendin e tij në formacionin startues të Unitedit. Unitedi përballet me Cardiffin të shtunën.