Ishte një duel në Premier League që pritej me padurim nga tifozët kilianë. Manchester City kundër Arsenal. Claudio Bravo kundër Alexis Sanchez. Të gjitha momentet kyçe nuk do t’i shpëtonin kamerave, përfshi këtu edhe momentet e përshëndetjeve në tunelin e stadiumit. Ashtu si ç shihet nëpërmjet Youtube, Alexis Sanchez dhe Caudio Bravo takohen miqësisht përpara se të dilnin në fushën e “Etihad”. Gjëja qesharake është fytyra e sulmuesit të Arsenal kur sheh fanellat me emrin e Gundogan që kishin veshur lojtarët e Cityt.. “Çfarë ndodhi? Kush është ky?” ishte pyetja e parë e Alexis Sanchez. Më pas vijon: “Është një lojtar i të rinjve?” Bravo në atë moment i kthehet: “Jo. Luan me Gjermaninë.” Pa asnjë interes për ta vazhduar bisedën Sanchez i jep fund bisedës duke thënë: “Nuk po kuptoj asgjë.” Gundogan ka disa vite që vuan nga dëmtimet e shpeshta që e penguan të luante rregullisht edhe te Borussia Dortmund dhe tani te Manchester City. Alexis Sanchez është golashënuesi i dytë më i mirë i Premier League me 12 gola, një më pak se sulmuesi i Chelsea Diego Costa.