Me shumë mundësi ky vit do të jetë i fundit për Alexis Sanchez te Mnachester United. Futbollisti, edhe pas ndryshimeve në drejtimin të skuadrës, ku Solskjær zëvendësoi Mourinhon, nuk po arrin të gjejë hapësirat e dëshiruara.
30-vjeçari, i cili u transferua nga Arsenali gjatë vitit 2018, nuk po luan më rregullisht dhe për këtë arsye në fund të sezonit është gati të rinisë një aventurë të re larg “Old Trafford”.