Sanches nuk do të jetë rezervë, gati të largohet nga Bayerni

Renato Sanches kërkon të përfitojë nga ditët e fundit të merkatos për të gjetur një destinacion të ri. Mesfushori portugez së fundmi ka shprehur pakënaqësinë për situatën ku ndodhet te Bayern Munich duke kërkuar largimin, edhe pse një veprim i tillë i lojtarit nuk i ka pëlqyer drejtuesve.  Sanches tha se nuk ja vlen të qëndrojë te Bayerni për të luajtur vetëm 5 minuta ndaj dhe zgjidhja më e mirë do të ishte të largohej ndërsa për të nuk mungojnë ofertat nga Spanja dhe Italia.