Madrid, 25 korrik – Ushtruesi i detyrës kryeministër i Spanjës Pedro Sançes sot nuk arriti që të fitojë shumicën e votave të domosdoshme për formimin e qeverisë.
Sançez u përkrah nga 123 deputetë nga partia e tij Socialiste dhe nga një deputet nga partitë rajonale margjinale, ndërsa 155 deputetë u pronocuan “kundër”.
Sançez para votimit deklaroi se dështuan bisedimet e koalicionit me partinë ultra majtiste Podemos. “Marrëveshja nuk ka qenë e mundur”, deklaroi Sançez para se të prononcohen deputetët.
Liderët e Podemos, Pablo Iglesijas i bënë thirrje Sançez që të vazhdojë bisedimet, me qëllim që të mos mbahen zgjedhjet e reja.
Tani Sançez duhet që të tentojë të kërkojë përkrahje nga Parlamenti deri më 23 tetor ose do të vendosë për zgjedhjet e reja që do të mund të mbahen më 10 nëntor.(koha.mk)