Madrid, 9 prill – Të dhënat e reja për koronavirusin në Spanjë janë inkurajuese dhe vendi po i afrohet fillimit të qetësimit të epidemisë, deklaroi sot kryeministri spanjoll, Pedro Sançez.
“Zjarri po fillon të vihet nën kontroll”, deklaroi Sançez në Kuvend përpara votimit për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme edhe për dy javë të tjera.
Gjendja e jashtëzakonshme duhet të zgjasë deri më 26 prill.
Sançez tha se rikthimi në normalitet do të bëhet gradualisht dhe me shumë kujdes, transmeton “El Pais”.