Madrid, 8 korrik – Kryeministri spanjoll Pedro Sançez, sot i përshkroi pretendimet për korrupsion kundër ish mbretit Huan Karlos si shqetësuese, pasi disa media publikuan hollësira nga hetimi mbi sjelljet e dyshuara financiare për arritjen e marrëveshjes hekurudhore.
“Ka pretendime alarmante që i shqetësojnë të gjithë, përfshirë edhe mua”, theksoi Sançez në konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij italian, Xhuzepe Konte.
Gjykata Supreme në Spanjë, muajin e kaluar nisi hetim mbi përfshirjen e Huan Karlosit në marrëveshje të shpejtë për hekurudhën me Arabinë Saudite, pasi gazeta zvicerane “Tribune de Gjenevë” njoftoi se ai ka marrë 100 milionë dollarë nga mbreti i ndjerë saudit.
Përmes avokatit të tij, mbreti spanjoll Huan Karlos, 82 vjeçar, disa herë ka refuzuar të komentojë pretendimet e mediave.
Mbretërit spanjollë kanë imunitet gjatë sundimit të tyre, por Huan Karlos abdikoi në vitin 2014, në favor të djalit të tij Felipe, me çka lejoi atë të ndiqet penalisht.