Kapja e Renato Sançes nga Svonsi në formë huazimi nga Bajern Munih ishte një nga surprizat e kësaj vere. 20-vjeçari luajti një rol kyç në fitoren e Euro 2016 me Portugalinë në Francë dhe u emërua si lojtari i ri më i mirë. Por gjërat nuk kanë shkuar mirë për të që kur u transferua nga Benfika në Bavari. Me Sançes që u përfol për një kalim te AC Milan apo Çellsi – trajneri i Svonsi Pol Klement u duk sikur bëri një afrim të goditur duke joshur djaloshin në jug të Uellsit, pra si do të shkonte debutimi i mesfushorit premtues ndaj Njukasëll?
Element zgjodhi të përfshinte Sançes në një mesfushë me tre të rinj pranë tij si Klukas dhe Kerroll. Ai zgjati vetëm 68 minuta dhe mori duartrokitje bujare nga “Liberty Stadium”, por fatkeqësisht ishte një start i dobët i Sançes në Premier Ligë. Stili i tij i lojës duket se është fiks për futbollin britanik, por u duk sikur e kishte ulur një marsh në ndeshjen e tij të parë. Sançes u mundua më shumë se sa duhej të impresiononte dhe në mënyrë konstante ka humbur topin në mesin e fushës.