Moskë, 12 shkurt – Ish kryeministri kroat, Ivo Sanader sot e përfundoi dëshminë në procedurën kundër tij që zhvillohet për “rastin Fimi media”, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe duhet të lirohet. Ai gjithashtu tha që partia e tij, Bashkësia Demokratike Kroate (BDK) nuk është fajtore.
“Unë mendoj se jam i pafajshëm dhe se edhe partia gjithashtu është e pafajshme. Unë nuk dua të flas në aspekt të politikës së partisë, por ju siguroj se unë, si kryetar i saj i dytë, besoj se partia meritonte një trajtim krejtësisht të ndryshëm në vend se të tërhiqet 10 vjet nëpër bankat e prokurorisë”, tha Sanader.
Kjo është një gjykim i përsëritur i Sanaderit për tërheqjen e më shumë se 70 milion kunave (rreth 9.5 milion euro) nga institucionet shtetërore dhe firmat përmes agjencisë së marketingut “Fimi media”. Midis të paditurve është edhe partia në pushtet BDK, në fondin e zi të së cilës gjoja janë dërguar një pjesë e parave.
Në gjykimin e parë në vitin 2013, ata u dënuan me vendim të jo plotfuqishëm, por aktgjykimi u hoq nga Gjykata e Lartë kroate në vitin 2015. Gjyqi rifilloi në vitin 2016, por u pezullua për shkak të sëmundjes së pronarit të “Fimi media”, Nevenka Jurak.
Sanader tashmë po vuan dënimin me burg për rastin “Plinska”.(koha.mk)