Milani po shpreson që ta marrë një përgjigje përfundimtare rreth situatës së stadiumit brenda këtij viti. Ky njoftim është konfirmuar nga presidenti i klubit, Paolo Scaroni. Drejtuesit e Kuqezinjve janë takuar sot për të marrë vendimin nëse do të qëndrojnë në San Siro ende, apo do të ndërtojnë një stadium të ri.
Stadiumin në fjalë, Interi dhe Milani e ndajnë së bashku, dhe ka pasur lajme të ndryshme se “Kuqezinjtë” do të largohen nga San Siro, mirëpo ende asgjë nuk është zyrtare. “Sigurisht një stadium më modern është esencial për ne, diçka që i mungon San Siros”, ka thënë Scaroni. Ky është një ndër prioritet më të rëndësishëm për ne. Ekzistojnë disa opsione, sikurse është edhe ajo që të vazhdojmë bashkë me Interin. Presim që nga fundi i këtij viti të kemi një vendim zyrtar dhe final”.
Stadiumi është inauguruar në vitin 1926, është rinovuar katër herë deri më tani, herën e fundit në vitin 2015, me disa ndryshime të vogla.