E mbani mend Kazu Miurën? Me siguri ata që e kanë ndjekur me vëmendje Serinë A në vitet ’90 e njohin, sepse japonezi luajti në Serinë A me Xhenoan dhe ishte një risi. Tani sulmuesi nuk ka ndërmend të ndalet, sepse po mbush 50 vjeç dhe ka rinovuar sërish me Jokohaman, klub që pre vitesh luan në divizionin e dytë japonez. Aty Miura respektohet jashtëzakonisht dhe në fakt për moshën që ka po bën mrekullia, sepse edhe në vitin 2016 luajti 20 ndeshje e shënoi 2 gola. Material për studim shkencor, sepse shumë bashkëmoshatarë të tij nuk vrapojnë dot as 50 metra.