Shkup, 21 nëntor – Danimarka e mbështet integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por për progresin në bisedime insiston në rezultatet nga reformat dhe në parimin e meritës, porositi shefi i diplomacisë daneze Anders Samuelsen në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Danimarka e mbështet perspektivën tuaj evropiane dhe aspiratat tuaja për anëtarësim në NATO. Gjithashtu nënvizuam se progresi në bisedime do të pasojë vetëm pas reformave dhe në bazë të qasjes së meritave. Ky proces duhet të konsolidohet dhe të dorëzohen rezultate të mëtutjeshme, më tepër në luftën kundër korrupsionit dhe reformave në administratën publike. Momenti pozitiv në vendin tuaj ekziston dhe duhet të mbahet. Ekonomitë e tregut mund të funksionojnë vetëm nëse keni institucione publike, të cilat funksionojnë dhe sistem juridik dhe nëse ekziston besim në dhënien e drejtësisë”, tha Samuelsen.
Ai nënvizoi se fokusi duhet të vendoset në reformat, ndërsa i përshëndeti edhe orvatjet e Qeverisë për zgjidhjen e kontestit për emrin.
“Marrëveshja e Prespës, ishte kompromis i rëndë për të dyja palët”, tha Samuelsen.
Ministri Dimitrov duke u falënderuar për vizitën kthyese, e cila është, siç tha e para pas 16-të viteve e një ministri danez të Punëve të Jashtme në Maqedoni, e theksoi rëndësinë e mbështetjes nga ky vend për qëllimet tona strategjike.
“Për ne është me rëndësi mbështetja e Danimarkës për aspiratat tona në BE dhe NATO, për shkak se Danimarka është një nga vendet që mund të jenë modele nga të cilat mund të mësojmë shumë se si e kanë organizuar ekonominë e tyre, gjyqësorin…. Biseduam për procesin e qasjes se duhet të merren parasysh arritjet individuale të vendit kandidat dhe kjo të jetë baza kur merret vendimi politik të shkohet përpara apo jo. Kjo është për ne gjithashtu shumë me rëndësi”, tha ministri Dimitrov.
Në takim krahas për reformat për inkuadrim në BE deh NATO, është bërë fjalë edhe për rastin me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ndërsa janë shkëmbyer edhe opinione për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në më shumë sfera me interes të përbashkët, si dhe për situatat në rajon.