Samuela sapo ka sjellë një bashkëpunim, të cilin e ka realizuar në Kosovë, duet me një këngëtar po nga Kosova, Hakif Krasniqi. Kwnga wshtw titulluar “Lamtumirë” dhe ka gjetur pëlqimin në publik që në ditët e para të publikimit. Samuela tregon shumë gjëra për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Samuela, do të na e tregosh eksperiencën e parë në muzikë?
Eksperienca ime e parë në muzikë ka qenë thjesht rastësi por s’mund t’a mohoj që e kam pasur pasion që herët. Të them të vërtetën në fillim ishte pak e vështirë por u ambientova dhe ja ku jam sot..!
KOHA: Besoj se edhe ëndrra jote më e madhe, muzika ka qenë, apo jo?
Është e vërtetë, ëndrra ime ka qenë që në fëmijëri muzika, madje kur isha e vogël dëgjoja këngë që transmetoheshin në televizor apo në radio dhe i këndoja gjithë ditën (qesh).
KOHA: Si e mendoje botën e muzikës dhe sa ndryshe është ajo nga çfarë ke ëndërruar?
Realisht e mendoja të lehtë dhe të bukur po nuk është dhe aq e lehtë sa e kisha imagjinuar. E bukur sigurisht por jo e lehtë. Gjithsesi mendoj se me përkushtim dhe me punë arrihet gjithçka.
KOHA: Realizimi i klipeve ka një kosto të konsiderueshme, por kjo nuk të ka penguar të realizosh deri më sot 4 klipe. Pyetja që më vjen ndër mend është, si përballohen kostot e këtyre klipeve?
Të jem e sinqertë, ka goxha kosto, por jam munduar t’i përballoj vetë, sigurisht me shumë punë e lodhje.
KOHA: Kujt ua ke besuar klipet, apo idetë ishin krejtësisht të tuat?
Ia kam besuar regjisorëve por sigurisht që ka qenë edhe pak ideja ime, duhet një prekje e vogël edhe nga unë.
KOHA: Pas këtyre klipeve, mendon se ka ardhur koha për një album?
Mendoj që ka ardhur dhe shpresoj të arrij aty ku dua dhe më pas pse jo edhe një album. Albumet nuk dalin asnjëherë nga moda!
KOHA: Me këngën “Lamtumirë”, që është edhe klipi yt i fundit ke fituar goxha audiencë. Kujt i dedikohet kjo këngë? Ka të bëjë personalisht me ty?Ku është realizuar si këngë dhe si klip?
Larg qoftë! (qesh) S’ka të bëjë me jetën time private kjo këngë dhe shpresoj mos më ndodhë ndonjëherë t’ja kushtoj vetes këtë këngë. Ndërsa, sa i përket këngës së re është e vërtetë që është pëlqyer shumë dhe unë ndihem mjaft e vlerësuar. Kjo këngë është një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Hakif Krasniqi dhe në studion AntaxStudio, Egzon Bajraliu dhe klipi me regji të UrbanStudio.
KOHA: Kush merret me paraqitjen tënde skenike dhe kujt i kërkon më shumë këshilla për pamjen?
Unë në përditshmëri i kërkoj këshilla motrës time Rovenës, ndërsa për paraqitjen time skenike s’kam ndonjë të preferuar por frekuentoj emra të njohur në këtë fushë sigurisht dhe nëse ndihem rehat dhe mirë, shkoj përsëri.
KOHA: Cila është këngëtarja jote e preferuar shqiptare ose e huaj?
Passenger, “Let her go”!
KOHA: Duke parë që bashkëpunimet janë shumë të suksesshme, ti me kë do preferoje të bëje një bashkëpunim, nga emrat big në muzikë?
S’kam ndonjë të preferuar por nëse do e bëja një bashkëpunim tjetër do e bëja me një këngëtar të mrekullueshëm dhe mjaft të njohur, me mikun tim Taulant Bajraliu që për mua është këngëtar shumë shumë i mirë!
KOHA: Cila është kënga me të cilën do të na surprizosh në vazhdim?
Them se duhet t’jua bëj surprizë, sepse shume shpejt po vjen.
KOHA: Çfarë ka në të ardhmen afatgjatë të Samuelës?
Nuk di të them me saktësi, po di që do vijnë projekte të reja, këngë të bukura por them të flasim në kohën e duhur.