Duket se gjigantit të teknologjisë, Samsung, nuk po i ndalen problemet me smartfonët e saj e të rinj. Tani janë shfaqur disa probleme me telefonin e saj të fundit të avancuar, Galaxy Note8, transmeton Koha.net. Një numër i madh përdoruesish në forumet zyrtare të Samsungut janë ankuar se telefonat e tyre janë duke u bllokuar në rastet e ndryshme. Sipas përdoruesve, rasti më i shpeshtë është se bllokimi i telefonit bëhet kur hapet lista e kontakteve – në mënyrë direkte dhe indirekte. Ky problem nuk është duke ndodhur në ndonjë regjion apo shtet të caktuar, sepse në këto forume janë ankuar përdorues nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Evropa.