Pekin, 12 dhjetor – Samsung Elektroniks do të ndërpresë punën në një prej fabrikave të tij për prodhimin e telefonave celularë në Kinë, deklaroi sot zëdhënësja e kompanisë.
Arsye për këtë është ulja e shitjes dhe rritja e shpenzimeve për punën në Kinë në disa prej viteve të fundit.
“Për shkak të kësaj Samsungu i fokuson investimet e tij kryesore në telefoninë celulare, në repartet e prodhimit në Vietnam dhe në Indi”, njoftoi kompania.
Përveç se në fabrikat në qytetin Tianin, në pjesën verilindore të Kinës, e cila do të mbyllet, Samsungu ka edhe një fabrikë kineze për telefoni në Huizhou në provincën Guadgong.