Shumë orë të mençura mund të masin të rrahurat e zemrës, por pak prej tyre e masin edhe tensionin e gjakut. Kjo për shkak se për këtë proces kërkohen pajisje të veçanta. Një patentë e re ka treguar se Samsungu ka gjetur mënyrën për matjen e tensionit të gjakut përmes një sensori të ngjashëm me atë që mat të rrahurat e zemrës. Në patentë shihet një orë e mençur e quajtur Samsung Gear X.