Samsungu gati ta lansojë veçorinë One UI 5.1.

Pas një prezantimi të shpejtë të Android 13 me One UI 5, Samsungu po përgatitet për lansimin e veçorisë One UI 5.1. Përditësimi pritet të arrijë së pari në Galaxy S23 kur kjo seri të dalë diku në shkurt, por ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë do të sjellë përditësimi. Ndonwse veçoria One UI 5.1 është ende e mbuluar me mister, Samsungu jo vetëm që ka konfirmuar ekzistencën e tij, por edhe se cilët telefona do të përditësohen.

Një shënim thotë se One UI 5.1 do të jetë i disponueshëm në “modelet flagship të lëshuara pas Galaxy S20 dhe Galaxy Z Flip”. Kjo përfshin Galaxy S20, S21 dhe Galaxy S22, si dhe Galaxy Z Flip, Z Flip 5G, Z Flip 3, Z Flip 4, Galaxy Z Fold 2, Z Fold 3 dhe Galaxy Z Fold 4. Samsungu pritet ta zbulojë serinë Galaxy S23 bashkë me veçorinë One UI 5.1 më 1 shkurt.