Të shtunën Samsung bëri të ditur se aktiviteti tradicional Unpacked do të mbahet më 11 Shkurt ku kompania pritet të prezantojë smartfonët flagship Galaxy S.
Telefonët që do të pasojnë seritë Galaxy S10 në 2019-ën sipas spekulimeve nuk do të quhen Galaxy S11 por Galaxy S20.
Gjithashtu është përfolur se Samsung do të zbulojë telefonin e ri me palosje krahas atij Galaxy S. Videoja e publikuar nga Samsung në rrjetin social Twitter nuk thotë shumë.