Samsungu gjatë muajit shtator lansoi telefonin Galaxy On7 dhe kjo pajisje së fundmi është lansuar edhe në Korenë Jugore. Pajisja vjen me 5.5-inç ekran Full HD me rezolucion 1920×1080 pixels dhe posedon procesorin Qualcomm Snapdragon 625. Specifikat tjera të Samsung Galaxy On7 janë 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, me mundësi zgjerimi përmes microSD. Pajisja ka baterinë 3000 mAh dhe operon me sistemin Android Marshmallow. Gjithashtu ka kamerë të dyfishtë. Kamera ballore është 8 megapixel ndërsa ajo kryesorja ka 13 megapixel. Ky telefon do të kushtojë 340 dollarë.