Samsung ka pasur një tre mujor të dytë fantastik të 2017-ës, ku ka treguar se ka pasur rritje 20 për qind si në shitje ashtu edhe në fitime operative. Kjo kompani ka deklaruar se gjatë gjysmës së dytët të tremujorit të 2017-ës ka pasur shitje rreth 52 miliardë dollarë. Sipas deklaratës, dallimi nga tre mujori i parë i vitit 2017, me tre mujorin e dytë është 12.2 miliardë dollarë fitime. Këta numra janë sigurisht lajm i mirë për Samsung. Gjysma e dytë e 2017-ës është duke u bërë tre mujori më i suksesshëm ndonjëherë i kësaj kompanie. Këto të ardhura rekorde janë bërë për shkak të shitjes rekorde të smartfonëve të rinj, Galaxy S8 dhe Galaxy S8+.