Rezervimet dhe interesi i shfaqur për modelin më të ri të Samsung, Galaxy Note 8, ka rritur pritshmërinë e kompanisë për ecurinë e shitjeve. Sikurse janë shprehur drejtuesit e kësaj kompanie, transmeton vizionplus, Samsung pret që numri i modeleve që do të shiten të kalojë 11 milionë. Drejtuesi i Samsung, Koh Dong-jin, ka thënë se modeli Note i parafundit ka shitur 11 milionë celularë dhe synimi është që kjo të tejkalohet. Ndërkohë, duke folur për modelin Galaxy S8, drejtuesit e Samsung pohojnë se synojnë që të shiten 48 milionë celularë. Pajisja tashmë ka shitur rreth 15% më shumë sesa Galaxy S7.