Në shtator të vitit të kaluar fitimi i kompanisë mori një goditje të rëndë nga fatkeqsia e GalaxyNote 7. Të Premten Samsung publikoi raportin e parë pre eliminar të të ardhurave për tre mujorin e tretë të vitit duke ngjallur më shumë entuziazëm tek investitorët të cilit i frikësohen se vakumi në lidership mund të jetë fatal për të ardhmen e gjigandit Korean të elektronikës. Kompania raportoi një fitim prej 12.8 miliard dollarësh nga 54.7 miliard dollar të ardhura për periudhën qershor-shtator duke u bërë kështu tre mujorin më suksesshëm në historinë e saj. Nëse këto informacione preliminare konfirmohen, ky do të jetë tre mujori i dytë me rekord për të. Në Shtator të vitit të kaluar fitimi i kompanisë mori një goditje të rëndë nga fatkeqësia e Galaxy Note 7. Sot statistikat sugjerojnë se Samsung ka arritur me sukses të dalë nga ajo epikë e errët pasi flagshipët e tij u pritën me sukses.