Seul, 10 prill – Kompania “Samsung” e cila është një ndër sponsorët e Komitetit olimpik internacional (KOI), i mohoi thëniet për mitmarrje të anëtarëve të organizatës.
Paraprakisht u paraqitën informata se “Samsung” ofroi marrëveshje për marketing dhe sponsoritet në këmbim të votave për mbështetje në ndarjen e Lojërave olimpike dimërore 2018 në Pjongçang, Kore e Jugut.
U spekulua se 27 anëtarë të KOI ishin përfshirë në aferë.
“‘Samsung’ e sponsoirizoi legalisht KOI, njejtë siç është rasti me marrëveshje të tjera për sponsorizmim”, thuhet në kumtesën e kompanisë për elektronikë, selia e së cilës është në Korenë e Jugut.