Kompania Samsung paraqiti në panairin e teknologjisë IFA në Berlin, orën e re inteligjente që mat aktivitetin fizik. “Samsung Gear Sport” është një orë inteligjente kompakte dhe e papërshkueshme nga uji e pajisur me sistemin GPS. Samsung e shfrytëzoi panairin vjetor të teknologjisë, për të paraqitur risitë më të fundit të matjes së aktiviteteve sportive.