Samsung e ka zbuluar monitorin me ekran rekord, të gjatë e të gjerë. Samsung CHG90 quhet ky ekran që ka gjerësi 32 me 9. Monitori është aq i gjerë sa që nuk ka as windows që e “rrumbullakëson” hapësirën dhe për këtë monitori duhet të ndahet në disa pjesë të desktopit. CHG90 është pjesë e linjës së lojërave të Samsungut, ndërsa është 49 inch.