Samsung është duke investuar rreth 20 miliardë dollarë në hulumtime që lidhen me teknologjitë në zhvillim siç është inteligjenca artificiale e njohur si AI në tre vitet e ardhshme. Ky investim është vetëm një pjesë e vogël si pjesë e investimeve më të mëdha, prej 161 miliardë dollarësh që do të shkojnë drejt hulumtimeve kërkimore të komponentëve e shpenzimeve kapitale. Shuma 20 miliardë dollarëshe fillimisht do të përdoret për shikimin e llojllojshmërisë së teknologjive të reja për të mbështetur ndërtimin e komponentëve për prodhimin e veturave të së ardhmes, në industrinë farmaceutike si dhe në teknologjinë artificiale e rrjetin 5G mobil. Samsung ka thënë se do të krijohen 40 mijë vende pune në kursin tre vjeçar të ardhshëm e 1 mijë prej tyre do të jenë në hulumtim në AI në qendra në të gjithë botën.