Sampaoli i pafajshëm? Nuk është ai fajtori kryesor i eliminimit të Argjentinës nga Botërori? Lajmet që vijnë nga përtej oqeanit, të përcjella nga “Marca”, kanë ripërshkuar historinë deri në momentin e grumbullimeve për të analizuar dështimin rus të bardhekaltërve. Dhe në qendër të kritikave ka përfunduar “Club de los amigos”, rrethi i ngushtë i lojtarëve që ka në dorë fatin e Argjentinës. Duke përfshirë edhe grumbullimet. Fjalët e Nicolas Russo, presidenti i Lanus dhe anëtar i AFA (Federata Argjentinase e Futbollit), nuk lënë shuam hapësirë për interpretime. Me pak fjalë, Sampaoli nuk ka pasur të drejtë për të marrë vendime. “Disa lojtarë nuk do të ishin grumbulluar, por Sampaoli nuk donte të përçantë grupin”, ka thënë Russo për Radio La Red.
Ai, gjithashtu, nuk ka përjashtuar mundësinë e konfirmimit të Sampaolit, por me lojtarë të ndryshëm. “Nëse Sampaoli beson se mund të vazhdojë punën, nuk më vjen keq që ai ta bëjë”. Revolucioni duhet të fillojë nga ekipet e moshave. Russo ka zgjedhur kandidatin idel: “Cambiasso”.
Lajmi i publikuar nga “Marca” nuk bën gjë tjetër vetëm sa ushqen zjarrin që rrezikon të hedhë gjithçka në erë. Nga ana tjetër, Russo nuk është i pari që flet kundër klubit të famshëm të miqve. Edhe vitin e kaluar, pas humbjes në Bolivi, është bërë shumë zhurmë kur ish-fizioterapisti i “Seleccion”, Dibos, ka folur për një klan të drejtuar nga Mascherano dhe Messi.
Fjalë të ashpra kundër ish-liderit të mesfushës, i cili duket se ka pasur në dorë skuadrën, me miratimin e “Pleshtit”, i akuzuar se nuk është një lider, por pjesë e klanit të lojtarëve që vendosin kush duhet të veshë fanellën e Argjentinës. Domethënë, dallga e polemikave të krijuara pas dështimit rus nuk kanë ndërmend të ndalen. Përkundrazi, rrezikon të transformohet në një tsunami.