Gonzalo Higuain është rikthyer në formë dhe të shënojë gola me Juventusin, por sërish i mungon thirrja në kombëtaren argjentinase. Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli e ka lënë jashtë sulmuesin e bardhezinjve, me arsyetimin se nuk i duhet një sulmues me ato karakteristika, për skemat e tij.
Në vend të Higuainit është preferuar kapiteni i Interit, Mauro Icardi, që gjithsesi nuk ka luajtur gjithmonë titullar. Pasditen e sotme, në një konferencë për shtyp para miqësores me Rusinë, trajneri i Argjentinës i ka dhënë shpresë Higuainit për t’u grumbulluar në botëror.
“Ne i dimë mirë vlerat e Higuainit dhe e kemi tërë kohës në konsideratë. Nuk është grumbulluar për arsye që i kam thënë edhe herë të tjera, por kjo nuk do të thotë që dyert e kombëtares janë të mbyllura për të. Po studiojmë futbollistë të shumtë dhe Higuain mund të jetë njëri prej tyre, që do të përfaqësojë Argjentinën në ‘Rusi 2018’”, tha Sampaoli.