Dështimi në Botëror në krye të Argjentinës nuk e pengon Jorge Sampaolin të nisë një aventurë të re në rolin e trajnerit. I përzgjedhur si tekniku më i keq i vitit nga lexuesit e prestigjiozes spanjolle Marca, 58-vjeçari është shumë pranë nënshkrimit me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Ittihād, që është pa trajner që nga 15 shtatori, kur shkarkoi nga detyra Ramon Diaz. Sampaoli, që kulmin e karrierës e pati në krye të Kilit, duke fituar Copa America në vitin 2015, prej ditësh është në bisedime me drejtuesit e klubit Arab dhe së shpejti do të hedhë të zezën mbi të bardhë.