Limboja gjeopolitike në të cilën ndodhet Ballkani Perëndimor është ideale për Rusinë. Kjo nuk do të thotë as stabilizim të plotë, as destabilizim të plotë, këtu nuk ka diçka në mes. Rusia nuk dëshiron që konfliktet e ngrira në Ballkan të zgjidhen sepse ato e mbajnë Ballkanin Perëndimor më larg NATO-s dhe Bashkimit Evropian.Por, Rusia nuk dëshiron as konfliktet të bëhen aktivë, sepse edhe ajo ka vijë të saj të kuqe, deklaroi për Radion Evropa e Lirë zëvendësredaktori kryesor dhe përgjegjës të Qendrës ruse Karnegi Maksim Samorukov.
Ai vlerësoi se Rusia nuk do të ishte aq tërheqëse për Serbinë, kur njëherë do të zgjidhjet çështja e Kosovës. Por, sipas tij, si dhe në konfliktet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Rusia nuk dëshiron që konflikti midis Serbisë dhe Kosovës të zgjidhet.
“Mbështetja e Rusisë në këtë periudhë është kyçe, para së gjithash, për shkak të gjendjes me Kosovën. Serbisë i duhet Rusia në nivel ndërkombëtar dhe fuqia e saj në KB, që të pengojë njohjen e plotë të Koosvës. Sapo të zgjidhjet kontesti, Rusia nuk do të jetë aq tërheqëse për Serbinë.
Ai tha se deklaratat të cilat vijnë nga autoritetet ruse janë të dykuptimta.