Apia, 31 dhjetor – Shteti ishull në Oqeanin e Qetë, Samoa është e para në botë e cila do ta festojë ardhjen e Vitit të Ri 2019, pasi para disa vitesh e ndryshoi zonën e vet kohore.
Paraprakisht ky vend ishte i fundit që e ka pritur Vitin e Ri.
Në vitin 2011, Samoa ka bërë “kërcim në ardhmëri” kur e zhvendosi kohën përpara për 24 orë, e kaloi 30 dhjetorin e vitit 2011 dhe kaloi direkt në 31 dhjetor.
Banorët lokalë dhe turistët në Samoa kanë shans të jenë pjesë e dy festimeve të Vitit të Ri – së pari në mesnatë të festojnë në Samoan Perëndimore, ndërsa në mëngjes të kalojnë 164 kilometra deri në pjesën lindore të ishujve, të cilat i takojnë SHBA-së dhe të përsërisin, këtë herë të fundit në botë për ta pritur Vitin e Ri 2019.