Me zbulimin e përmendores së ish presidentit të Republikës Jugoafrikane, Nellson Mandella në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, sot do të fillojë samiti paqësor i Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, në të cilën liderët botëror do të flasin për problemet aktuale në botë, luftën, varfërinë, sëmundjet, ndryshimet klimatike dhe emigruese. Mandela në vitin 1990, pas daljes nga burgu në Afrikën Jugore e vizitoi Nju-Jorkun, ku ishte përshëndetur me ovacione. “RJA do të jetë e lirë”, deklaroi atëherë Mandela, ndërsa disa muaj më vonë u bë presidenti i parë me ngjyrë i Republikës Jugoarfrikane. Vdekja e tij në vitin 2013 shkaktoi keqardhje mbarë botën. Rruga e ish presidentit të RJA-së nga lider i luftës kundër aparteidit deri te i burgosur, e pastaj presidenti është përshkruar në autobiografinë “Rruga e gjatë deri te liria”, që është një nga tregimet më të gjata të shekullit 20-të për luftën, sakrifikimin dhe pranimin.