Shkup, 13 nëntor – E ardhmja e vendeve të punës, shkathtësitë dhe inovacionet që mund të ndihmojnë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, janë temat kryesore në të cilat në tre ditët e ardhshme në Shkup do të debatojnë 50-të folësit në 10 panele të Samitit të 8-të Maqedonia 2025, në të cilin janë paralajmëruar 400 pjesëmarrës nga shteti dhe vendet e huaja, njofton KOHA.
Investimet, inovacionet, arsimi, rrethimi afarist, mjedisi jetësor dhe korrupsioni, janë fusha të cilat duhet të përmirësohen për rritje më të madhe ekonomike dhe për to do të flitet në samit, porositën organizatorët, organizatat joqeveritare me biznesmenë nga diaspora “Maqedonia 2025”. Për shtetin edhe nga aspekti i integrimeve euroatlantike dhe iniciativa “mini-Shengen”, siç porositën, më e rëndësishme është të përmirësohet standardi jetësor.
“Konsiderojmë se derisa vendi i fokuson përpjekjet për përparim në këto fusha do të arrijmë atje ku dëshirojmë, ndërsa ajo është përmirësimi i standardit tonë jetësor me atë në Bashkimin Evropian. BPV për kokë banori te ne është 37 për qind nga mesatarja në BE. Duam të përparojmë këtu. Kjo është ajo që do të sjellë prosperitet dhe do të ndikojë për zvogëlimin e migrimit dhe fluksit të intelektit”, tha në konferencën për shtyp drejtoresha kryesore ekzekutive e Maqedonisë 2025 Nikica Mojsovska Bllazhevski.
Sipas Majk Zafirovski, themelues i Maqedonia 2025, shtetit i nevojitet rritje ekonomike prej pesë-gjashtë për qind për përmirësimin e tërësishëm të gjendjes në ekonomi.
“BPV këtë vit do të rritet për 3,7 për qind, më mirë nga viti i kaluar kur ishte 2,9 për qind dhe më mirë nga ajo paraprake prej 1,1 për qind, megjithatë ajo nuk është e mjaftueshme, për ekonominë tonë për t’u rritur siç duhet nevojitet rritje prej pesë-gjashtë për qind. Mendoj se dy partitë kryesore politike do të pajtohen me këtë, por mendoj se duhet të ekzistojë strukturë mentale e cila do ta mbështesë këtë”, tha Zafirovski.
Sikur që përmirësohet gjendja politike, porositi ai, ashtu edhe investitorët, duke i përfshirë edhe ata nga diaspora do të vijnë gjithnjë e më shumë. Është shumë i rëndësishëm edhe përforcimi i bizneseve vendore të cilat duhet të jenë të pranishme edhe në tregjet ndërkombëtare, si dhe mbështetje financiare për zhvillimin e tyre. Vendimi i BE-së të mos marrim datë për fillim të negociatave për anëtarësim, sipas Zafirovskit, është zhgënjyese, por duhet të jetë nxitje për reforma, ndërsa inkuadrimi në NATO është hap i rëndësishëm për stabilitetin e shtetit edhe nga aspekti i investimeve. “Si maqedonas krenar gjithmonë duhet të mendojmë në punët të cilat janë të lidhura me vendimin e KE-së të mos fillojë negociata, ndërsa njëra nga punët kryesore për të cilat duhet të mendojmë është gjithsesi korrupsioni”, shënoi Zafirovski.
Siç ka potencuar Mojsovska Bllazhevski, Samiti që do të mbahet në tre ditët e ardhshme është platformë përmes së cilës duan t’i lidhin bizneset nga vendi dhe vendet e huaja me përfshirje të diasporës i cili është resursi ynë i madh. Shifrat tregojnë se në diasporë kemi 500.000 deri 600.000 mërgimtarë dhe midis tyre ka profesionistë të vërtetë të cilët duan t’i ndihmojnë vendit tonë. Qëllimi i samitit është të ndajë njohuri, të transmetojë inovacione dhe të inicojë dhe motivojë reforma ekonomike.
Në panele të veçanta do të prezantohen kompanitë e Maqedonisë të cilat japin shërbime në vendet e huaja dhe banorët e suksesshëm të Maqedonisë të cilët janë të pranishëm në listat botërore të biznesit, ndërsa do të flitet edhe për atë se si bizneset më shpejtë të vijnë te mjetet financiare. “Duam ta motivojmë dhe inspirojmë diasporën tonë dhe rinisë t’i tregojmë se mund të jetojnë dhe punojnë këtu dhe të jenë të suksesshëm në tërë botën, potencoi Mojsovska Bllazhevski.
Në vigjilje të fillimit zyrtar të Samiti të planifikuar për nesër paradite, sot mbahet garë e shkollave të mesme “Koncepti më i mirë i biznesit” dhe garë e biznesit për startap. Në hapjen zyrtare të samitit, në program janë paralajmëruar fjalime të presidentit Stevo Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërns. (koha.mk)