Shkup, 16 maj – Një ditë para Samitit të BE-së në Sofje kushtuar Ballkanit Perëndimor, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, tha se takimi mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, do të jetë një hap përpara drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit. “Për takimin e nesërm mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, kryeministri Zaev mbrëmë tha se është shumë herët të pritet diçka, por mendoj se ky takim do të jetë një hap përpara drejt zgjidhjes përfundimtare”, tha Boshnjakovski në konferencë për media. Në pyetjen e gazetarëve, zëdhënësi i Qeverisë i mohoi informatat e publikuara në mediat gjermane se në takimin mes Zaev dhe Cipras, do të merr pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)