Samiti i Londrës i bën bashkë Kurtin e Bërnabiqin

2

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër.

Në këtë samit të pranishëm janë kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah, ka publikuar një fotografi të Kurtit me Bërnabiqin të cilët janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit.

“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq. Do të jetë interesant të dëgjohet çfarë po ndodhë prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH’it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah.

Ndërkaq Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se investimet nga diaspora do ta ndihmonin Kosovën jashtëzakonisht shumë.

“Ne kemi një diasporë të jashtëzakonshme dhe investimet nga ta do ta ndihmonin jashtëzakonisht shumë Kosovën”, ka thënë ai, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e Samitit në Twitter.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar pjesëmarrësit në konferencën e donatorëve për ndihmat që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit.

Comments are closed.