Shkup, 1 dhjetor – Përskaj pakove ekonomike për përkrahje Qeveria punon me përkushtim edhe për planet start up. Kapitali njerëzor dhe sistemi arsimor janë ndër prioritet e para të Qeverisë potencoi Kryeministri, Zoran Zaev.
Një pjesë e proekteve tjera ka të bëjë me tërheqjen e investitorëve vendas dhe të huaj, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ekologjia, energjetika dhe digjitalizimi.
“Arsimi kapitali njerëzor, udhëheqja me institucionet, menaxhimi i investimeve por edhe sundimi i së drejtës varen nga digjitalizimi. Bota ec para sa më shpejt që të digjitalizohemi aq më shpejt do të hapërojmë me hapa të shpejt drejt asaj që po punojmë. Shteti është i përgaditur të dorhiqet nga disa punë më pak produktive që të përkrah ekonominë që të arrihen paga më cilësore” – tha Kryeministri Zoran Zaev.
Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir tha se duhet pasur strategji që të rinjtë të mos largohen nga vendi. Sipas tij të nevojshme janë infrastruktura, arsimi, shëndetësia, reformat në gjyqësi dhe sundimi i së drejtës.
“Mendoj se ekzistojnë tre prioritete dhe shkurtimisht do ti kisha përshkruar si menaxhim, vlerat, meritat dhe arsimimi. Dhe kur flas për menaxhim flas për aftësinë e Qeverisë të administratës të udhëheqin me shpenzimet kapitale” – u shpreh Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.
Sipas Drejtoreshës ekzekutive të “Maqedoni 2025”, Nadica Mojsova, vendimet që miratohen tani do të ndikojnë në të ardhmen. Ajo iu bëri thirrje qytetarëve, partive politike të pranojnë platformën për të ardhme me prioritet si marrëveshje joformale për një të ardhme më të mirë.
“Ne me të vërtetë besojmë se në këtë mënyrë do të mund të përafrohemi standardit jetësor të BE së” – theksoi Drejtoresha ekzekutive e “Maqedoni 2025”, Nadica Mojsova.
Samiti i sivjemë Maqedonia Maqedonia 2025 do të mbahet në format hibrid dhe do të ketë kohzgjatje deri të enjten.