Samit të Ballkanit Perëndimor më 10 nëntor në Sofje

29

Bruksel, 18 shtator – Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 10 nëntor në samit në Sofje, kur duhet të miratohet plani për realizimin e zonës ekonomike rajonale.

Samiti në Sofje mbahet në suaza të Procesit të Berlinit, ndërsa me të kryesojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Komisioni Evropian thekson se për momentin po zhvillohet dhe harmonizohet vizioni për komunitet ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe se do të jetë gati për miratim në Samitin në Sofje.

“Plani duhet të strukturohet rreth katër masave të lira dhe konkrete që do të sjellim përfitime të prekshme për kompanitë dhe qytetarët në rajon. Këto përfshijnë ulje të taksave bankare ndërkufitare, evitim të barrierave teknike për tregti, harmonizim të politikave për investime, njohje të kualifikimeve profesionale në të gjithë  rajonin, nxitje të e-tregtisë dhe të ngjashme”, theksojnë në Komision.

Samiti i fundit në suaza të Procesit të Berlinit është mbajtur në vitin 2018 në Trieste.

Comments are closed.