Shkup, 2 dhjetor – Vaksinat e reja kundër Kovid-19 janë shumë të mira. Ata përbëhen prej molekulave RNK dhe ADN, do të thot vetëm nga materiali gjenetik. Mund të thuhet se në një farë mënyre për këtë janë më efikase dhe më të sigurta. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm. Këtë e tha profesori i Fakultetit të Farmacisë pranë Universitetit të Lubjanë dhe anëtarë i ekipit për zhvillimin e vaksinës për Kovid-19, Borut Shtrukel në samitin e sotëm Maqedonia 2025.
Ai gjatë fjalimit të tij në ditën e dytë të edicionit të nëntë të Samtit tha se çështja themelore është si do të zhvillojmë vaksinë për një kohë aq të shkurtër, nëse e marrim parasysh se për këtë realisht nevojiten tre deri katër vjet.
Megjithatë potencoi se janë investuar biliona euro për procedurë më të shkurtër të mundur, e kjo siç tha, e lehtësoi procesin e tërësishëm.
Ai gjithashtu sqaroi dallimin mes llojeve të vaksinave dhe bëri krahasim me atë të “Moderna”, Frajzer”, “Astra Zeneka”, vaksina kineze dhe ruse.
“Secili vend, secila Ministri e Shëndetësisë është përgjegjëse për vaksinimin dhe do të ketë mundësinë të zgjedhë nga të paktën tre vaksina të ndryshme në treg. Bota ka më shumë mundësi. Por është akoma e vështirë të flasësh saktësisht për sigurinë dhe efikasitetin”, tha Shtrukel.
Maqedonia 2025 kumton se në një përpjekje për të ndihmuar vendin, ajo zhvilloi një platformë për lidhjen e kompanive të Maqedonisë me profesionistë dhe ekspertë me origjinë të Maqedonisë nga e gjithë bota. Samiti vazhdon nesër.