Bruksel, 13 dhjetor – Samiti i dhjetorit të BE-së fillon sot pasdite, ndërsa rendi i ditës ka ndryshuar në momentin e fundit pasi kryeministrja britanike Tereza Mej e anuloi votimin për Marrëveshjen e Bregzitit më 10 dhjetor.
Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, informoi se për shkak situatës së porsakrijuar në Mbretërinë e Bashkuar, ai thirri edhe takim të posaçëm për Bregzit. Kryeministrja Mej, megjithatë është ftuar t’i brifojë shefat tjerë të shteteve dhe qeverive sot në fund të sesionit të parë të punës.
Pastaj 27 vendet tjera anëtare do të takohen pa Tereza Mej që të bisedojnë si mund ta lehtësojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Bregzit të Parlamentit britanik.
Parlamenti britanik duhej të votojë më 11 dhjetor për marrëveshjen e lidhur me BE-në nga fundi i nëntorit, por Mej vendosi të shtyjë votimin, duke druajtur se nuk ka shumicë të mjaftueshme për mbështetje.
Liderët e BE-së disa herë përsëritën se marrëveshja e arritur për Bregzit mund sërish të shqyrtohet. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel e vetmja gjë që mund ta arrijmë janë “ndryshimet kozmetik” që të përmbushen konfirmimet e mbështetësve të Bregzitit.
Londra duhet ta braktis BE-në më 29 mars të vitit 2019 dhe deri atëherë duhet të arrihet marrëveshje për tërheqjen britanike, me qëllim që ndarja të jetë edhe më e rregulluar dhe të mos shkaktojë probleme. Megjithatë paralajmëroi kryetari i Këshillit Evropian, vendet anëtare duhet të përgatiten për Bregzit pa marrëveshje, skenari më i padëshiruar.
Përveç Bregzitit, shefat e shteteve dhe qeverive do të bisedojnë edhe për Ukrainën dhe krizën në Detin Azov me Rusinë, por nuk priten sanksione të reja kundër Moskës.
Të premten do të mbahet “Euro Samit” gjegjësisht takimi i eurozonës, por në format gjithëpërfshirës, gjegjësisht me vendet anëtare të cilat nuk janë pjesë e kësaj zone. Liderët duhet të bisedojnë për reformat në ekonominë evropian dhe unionin monetar dhe krijimin e buxhetit për eurozonën, temë rreth së cilës ekzistojnë ende mosmarrëveshje të mëdha.