Sami Lushtaku tregon për raportet mes Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur për gjendjen aktuale në subjektin politik në të cilin bën pjesë.

Lushtaku është pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, nëse vlerëson se presidenti i vendit, dikur kryetar i PDK’së, Hashim Thaçi, po ndërhyn në parti – e po e udhëheqë atë ende.

Ai ka thënë se “e vërteta është që Kadri Veseli është kryetar i PDK’së”.

“Nuk është kryetar dikush tjetër”, ka theksuar Lushtaku në T7.

Lushtaku ka folur edhe për raportet mes presidentit të vendit, dhe kreut aktual të PDK’së, i cili njëherësh është kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Raportet Thaçi-Veseli “janë tepër të mira”, ka vlerësuar kreu i Degës së PDK’së në Skenderaj.

“Ata takohen shpesh… kam pasur rastin që në darka e dreka të jemi bashkë”, ka treguar ai.

Lushtaku ka theksuar se Thaçi e Veseli edhe “miqtë i kanë të përbashkët”.