Partia Demokratike Shqiptare dega Negotinë-Vrapcisht zyrtarizoi kandidatin për kryetar në këtë komunë. Kandidati i PDSH-së për komunën Negotinë-Vrapcisht është magjistër i shkencave juridike, Sami Aliu, i cili si intelektual i ri gëzon autoritet jo vetëm në vendlindjen e tij Dobërdoll por edhe në tërë komunën. Bartësi i listës së këshilltarëve të PDSH në komunën e Negotinë-Vrapcishtit është Adem Saliu i diplomuar ne fakultetin e artit dhe dizajnit nga Vrapcishti.
Punimet e kuvendit i ndoqi kryetari i PDSH-së Menduh Thaci i cili në fjalimin e tij përshëndetës në mes tjerave theksoi se PDSH si në këtë komunë ashtu edhe ne komunat tjera garon me kuadro të përgatitur profesionalisht dhe të formuar kombëtarisht.