Athinë, 2 dhjetor – Çështja politike është si do të lirohemi nga Marrëveshja e Prespës, pa e paguar çmimin, porositi ish-kryeministri grek Andonis Samaras gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 13-të të Demokracisë së Re qeveritare, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Çështja politike është si të lirohemi, pa e paguar çmimin. Ehd ekjo nuk është e lehtë, sepse nuk mund të ndodh për një natë, sepse bëhet fjalë për marrëveshje që nuk shkon përpara, as në Ballkan, as në Evropë. E kuptoj atë që e thotë kryeministri se nuk mund të lirohemi nga kjo marrëveshje brenda natës, sepse ashtu duam. Por edhe nuk mund të zbukurojmë një marrëveshje që ne vetë e kemi vlerësuar negativisht si të dëmshëm dhe të papranueshëm dhe që nuk shkon përpara. Tani për tani, ne duhet ta mbrojmë Greqinë nga pasojat negative të marrëveshjes, t’i shfrytëzojmë të gjitha problemet që i krijon dhe të gjitha aftësitë e tija dhe para së gjithash, ta përforcojmë Greqinë dhe pozitën e saj negociuese, që më pas të mund të arrijmë, që vendi të arsyetohet, arsyetim i plotë i Maqedonisë dhe karakteri i tij grek, nga i cili nuk heqim dorë dhe nuk kemi të drejtë të heqim dorë”, ka thënë Samaras dhe mori duartrokitje nga të pranishmit në kongresin e Demokracisë së Re.
Ish-kryeministri grek komentoi se edhe në praktikë është treguar se marrëveshja është e dëmshme dhe e papranueshme, ndërsa Greqia në Prespë “pranoi irredentizëm edhe me vendet tjera të rajonit”.
“Greqia ka dhënë gjithçka që nga fillimi edhe emër edhe mirënjohje të kombësisë dhe njohje të gjuhës, ndërsa Shkupi premtoi se do të bëjë disa lëshime në të ardhmen, nëse shkon përpara integrimi i tyre në Evropë. Por, kjo nuk varet as nga ne, as nga Shkupi. Në të vërtetë mund vende të tjera të vendosin veto. Dhe kjo ndodhi. Franca, Holanda dhe Danimarka vendosën veto, ndërsa Bullgaria vendos probleme serioze për njohjen e të a.q. gjuha maqedonase. Dhe kështu, mbetën vetëm lëshimet tona të plota që janë bërë në fillim, ndërsa obligimet e ardhshme të Shkupit rrinë varur. Disa kanë thënë se nëse e fusim Shkupin në NATO, do ta stabilizojmë. Por, këtu është çudia, pasi Shkupi hy në NATO, filluan dyshimet për vetë NATO-n”, ka thënë ish-kryeministri grek dhe pyeti “kush do ta stabilizojë vetë NATO-n?”.