Athinë, 22 janar – Greqia pas ripërtëritjeve të negociatave me Maqedoninë për zgjidhjen e kontestit me emrin, në dhjetor të vitit të kaluar u përball me kontradikta të shumta të brendshme politike në lidhje me këtë çështje, njofton gazeta greke “Dokumento”.
Edhe krahas optimizmit të dukshëm për zgjidhjen e kontestit edhe te qeveria greke edhe te ajo e Maqedonisë, disa faktorë dhe parti politike në Greqi të cilat pothuajse tre dekada janë përfshirë në kontest, refuzojnë të japin pozitë të qartë, edhe pse në të kaluarën shumica e tyre ishin shumë afër saj.
“Dokumento” jep fakte për atë se çfarë qëndrimi kanë marrë tre politikanët nga partia konservatore Demokracia e Re në të kaluarën në lidhje me çështjen për emrin, transmeton MIA.
I pari, i cili ka dhënë konfirmim për emrin e Maqedonisë ka qenë Andonis Samaras. Ai në vitin 1991 e ka nënshkruar marrëveshjen në të cilën “IRJM” nga ai është quajtur “Republika e Maqedonisë”.
Gazeta përkujton se në dhjetor të vitit 1991, ministrat e punëve të jashtme të Bashkësisë ekonomike evropiane janë mbledhur për ta miratuar vendosjen e marrëdhënieve tregtare me vendet, të cilat kanë dalë nga lindja e Jugosllavisë.
Marrëveshja, të cilën e ka nënshkruar Andonis Samaras, ministër i atëhershëm i Punëve të Jashtme në qeverinë e kryeministrit Konstantinos Micotakis ishte quajtur si “Raport i BEE-së numër 3567/91, e miratuar nga Këshilli më 2 janar të vitit 1991, në lidhje me statusin i cili ka të bëjë me importin e mallrave me prejardhje nga republikat, BeH-ja, Kroacia, Maqedonia dhe Sllovenia”.
Në materialin thuhet se ajo ishte njohja e parë e Maqedonisë nga Samaras, i cili në BEE ka vënë edhe nënshkrim në atë dokument, me të cilin njihet shpërbërja e Jugosllavisë, pa me këtë rast të vendosen kushte për atë si do të quhet fqiu verior.
Gazetari K. Vaksevanis, në tekstin e tij për “Dokumento” shkruan “Para disa vitesh Konstatinos Micotakis më pranoi se atëherë Samaras nuk i është përgjigjur në thirrjen telefonike, kryeministrit të tij, për t’i marrë orientimet, gjegjësisht kushtet, të cilat është dashur t’i vendos”.
Pasi është sjell vendimi dhe puna ka arritur deri në aktin përfundimtar, Samaras i është drejtuar Micotakisit. Më vonë në takimin në Lisbonë, vetë Micotakis, ka arritur ta shtyjë emrin “IRJM”.
Ngjarjet e mëtutjeshme janë të njohura, sjellja e Samaras mbetet arsye për rënien e qeverisë së Micotakis dhe vetë ai e braktisi Demokracinë e Re dhe krijoi parti të tij politike “Pranvera politike” dhe më pas kthehet në të, përkujton “Dokumento”.
Me këtë rast përqëndrohet edhe te ish kryeministri Kostas Karamanlis, i cili tani proklamon se “Maqedonia është greke dhe një”, por në Bukuresht në vitin 2008 ka pranuar edhe “Maqedoni tjera”.
Në samitin e NATO-s në vitin 2008, ku u shqyrtua anëtarësimi i vendeve tjera në Aleancë, ai ka pranuar, sipas protokoleve zyrtare, për ekzistimin e tre Maqedonive: në Greqi, Maqedoni dhe Bullgari.
Sipas protokoloeve për debatet, të dorëzuara deri te qeveritë e vendeve-anëtare dhe publikuara nga gazeta, kryeministri grek e ka pranuar Maqedoninë si rajon gjeografik, i cili shtrihet edhe në vende tjera.
“Pa zgjidhjen e çështjes për emrin nuk mund të dërgoj ftesë deri te IJRM-ja. Është e pamundur që ndonjë vend të hyjë në Aleancë nën referencën e përkohshme IRJM, që do të sillte deri te monopolizimi i termit “Maqedoni”, i cili u takon edhe dy shteteve tjera. Për këtë shkak jemi në situatë ku duhet ta anulojmë ftesën”, deklaroi atëherë Karamanlis.
Nga protokolet në samitin e NATO-s po ashtu shihet se nuk ka pasur kurrëfarë veto nga ana e Karamanlisit lidhur me emrin e IRJM-së, shkruan gazeta, transmeton MIA. Si duket, shton “Dokumento”, së shpejti shumë vende evropiane, mes të cilave edhe Franca, Gjermania dhe Spanja nuk u pajtuan me tezën e presidentit të atëhershëm amerikan, Xhorxh Bush se Maqedonia duhet të marrë ftesë për anëtarësim, pavarësisht emrit.
“Dokumento citon edhe burim anonim deri te Dora Bakojani, e cila në rolin e e ministres së Punëve të Jashtme atëherë konsiderohej për arkitekt të zgjidhjes së problemit me emrin, ku nuk është përmbajtur termi “Maqedoni”.
Burimi i njëjtë thekson se Bakojani e ka prezantuar këtë zgjidhje zyrtarisht në seancë të këshillit ministror si pozitë të qeverisë. Këtë ajo e ka bërë me përkrahje të kryeministrit të atëhershëm, Kostas Karamanlis.
Kur çështja për “IRJM” lidhur me NATO-n ka figuruar në rend të ditës së Aleancës në vitin 2007, Dora Bakojani ka dalë me pozitë për zgjidhje me emër me përcaktim gjeografik.
Ajo madje ka shprehur mendim se mund të pranohet emri “Republika Maqedonia e Epërme”, si dhe se është e mundur të shqyrtohet varianti “Republika e Re e e Maqedonisë”, pohon “Dokumento”.
Kjo pozitë e saj atëherë ka qenë në kundërshtim me qëndrimin e vëllaut të saj Kiriakos Micotakis, i cili tani është lider i Demokracisë së Re.