Salvini: Milani i turpshëm, po luan gjithnjë e më keq

Milani ndryshoi trajner, por Mateo Salvini nuk bën të njëjtën gjë me mendimet e tij. Përkundrazi, ish-ministri i brendshëm italian (la detyrën 10 ditë më parë) ka sulmuar Marko Giampaolon dhe drejtuesit kuqezinj, të cilët i quan fajtorë për paraqitjen e Milanit.

“Ekipi aktual më duket një kopje e shëmtuar e atij të sezonit të kaluar. Vërtet që janë luajtur vetëm tri ndeshje kampionati, por vërej se ndryshojmë trajnerë dhe jo rezultate. E gjitha kjo më duket e turpshme. Boban dhe Maldini kanë qenë dy lojtarë të mëdhenj, por nuk më duken se do të jenë po aq të mëdhenj si drejtues. Ky Milani po luan gjithnjë e më keq”, deklaroi Salvini.