Shumë njerëz i tremben plakjes, por kur je Salma Hayek mund ta përballosh me stil e hijeshi.
Në një postim në rrjetet sociale, aktorja tregon nga afër fytyrën e saj pa grim ku mund të dallohen thinjat, rrudhat dhe rrathët e syve.
56-vjeçarja njihet si “sex symbol” por tashmë ajo po e përqafon mesomoshën. ”Unë që zgjohem dhe numëroj sa thinja dhe rrudha kanë ardhur të paftuar në festë këtë mëngjes”, shkruan ajo.
Postimi është pritur mirë nga fansat që kanë vlerësuar vërtetësinë e saj për të treguar se edhe të famshmit apo më të bukurit plaken.
‘Vërshimit’ të komenteve iu bashkua edhe supermodelja Cindy Crawford, e cila u mjaftua vetëm me një fjalë: ”E bukur!”
Së fundmi, Salma shkëlqeu në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës ndërsa jo pak është pëlqyer edhe roli i saj në “Magic Mike: The Last Dance”.