Sallatë me lakra të egra

1 kg lakra të egra, 1-2 domate, 1-2 qepë të njoma, 1 qepë të thatë, 2-3 thelpinj hudhër, 150 gr djathë të bardhë, ½ gotë verë të bardhë. Kripë, piper , Koper, majdanoz, Vaj ulliri, Lëng limoni

Kaurdisim qepët me hudhrat dhe sapo të fillojnë të marrin ngjyrë i shuajmë qepët me pak verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë lakrat e egra në mënyrë graduale. I lemë për pak minuta të ulin vëllimin dhe më pas shtojmë domatet të prera në kubikë dhe djathin e bardhë. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe në fund shtojmë erëzat. E servirim sallatën spërkatur me pak vaj ulliri të freskët dhe lëng limoni dhe nëse dëshirojmë mund ta servirim dhe me nga një vezë sy.