Shkup, 10 korrik – Shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në njësinë e tretë zgjedhore, njofton opinionin e gjerë, se qytetarët dhe simpatizantët e BDI-së në këtë njësi zgjedhore po kërcënohen dhe shantazhohen nga institucione të ndryshme shtetërore dhe politike, raporton Koha.mk
“Dëshirojmë të përcjellim porosi të qartë tek të gjitha institucionet dhe strukturat e ndryshme politike, sepse BDI është parti e fuqishme dhe do të qëndron prapa çdo qytetari dhe votuesi të saj. Të gjitha shantazhet dhe kërcënimet të cilat po bëhen nga institucione të ndryshme janë të denoncuara në ambasadat e huaja në vend, si OSBE/ODIHR dhe të gjitha institucionet tjera të cilat e vëzhgojnë procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. BDI jo rastësisht garon në këtë njësi zgjedhore, ku synojmë të fitojmë për herë të parë deputetin shqiptarë të kësaj zone, që kërcënimet dhe shantazhet e këtij lloji, njëherë e përgjithmonë të marrin fund”, deklaroi Argëtim Saliu, zëdhënës i shtabit zgjedhor të bartësitë të listës së kanidatëve për deputet në njësinë e tretë zgjedhore, Bekim Neziri.
Ai theksoi se partia e tyre politik i bënë me dije çdo qytetari dhe votuesi të asaj zone se pa dallim etnie dhe religjioni do u qëndrojmë fuqishëm prapa dhe u garanton se çdo herë do të kenë mbështetjen tyre. Nga BDI thonë se nëse vazhdojnë presionet dhe shantazhet, do ti bëjnë publike edhe emrat e atyre që po kërcënojnë dhe shantazhojnë. (koha.mk)