Shkup, 27 qershor – Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji sot priti në takim zyrtarë ekspertin e BE-së, Rajnhard Pribe. Gjatë takimit me Rajnhard Pribe, u shkëmbyen mendime në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me gjyqësisë, të cilat janë pjesë qëndrore e të ashtuquajturit “Raporti i Pribes”. “Ministri Saliji shprehu gatishmërinë e plotë për zbatimin e një sërë masash dhe aktivitetesh për tejkalimin e mangësive në fushën e gjyqësisë, të përmbajtura në këtë raport. Gjatë takimit me z.Pribe ministri Saliji prezentoi aktivitetet në të cilat Ministria e Drejtësisë do të përqëndrohet në periudhën e ardhshme. Pribe iu referua raportit të përpiluar nga ana e tyre, lidhur me këtë ai paralajmëroi dhe misionin e radhës në të cilin do të vihet theks i posaçëm në vlerësimin e asaj se ç’është bërë për tejkalimin e vërejtjeve të dhëna në Raportin e Pribes, por dhe në dhënien e rekomandimeve për në të ardhmen, në kuptimin e përmirësimit të gjendjeve në kuadër të aktiviteteve vijuese të reformave në fushat e numëruara”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.