UEFA ka vendosur që ta shtyjë ndeshjen në mes Kosovës dhe Rusisë në futboll, kategoria e vajzave, duel ky i rëndësishëm në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2021’. Kështu, Federata Ruse ishte ajo që e konfirmoi se takimi, Kosovë – Rusi nuk do të zhvillohet në Prishtinë për shkaqe sigurie, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
Ndërkaq, GazetaBlic, ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së Eroll Salihu, i cili tha se ndeshja e vajzave ndërmjet Kosovës dhe Rusisë nuk do të zhvillohet për arsyeje të zgjedhjeve në Kosovë, dhe Federata Ruse nuk po ndihen të sigurtë.
“Po ndeshja është shty, për arsye se Kosova i ka zgjedhjet, dhe Federata Ruse nuk dëshiron që ta mbajnë takimi, pasi kanë frikë se mund të ketë ekstremistë nga tifozeritë në këtë kohë”, tha Salihu