Eroll Salihu, sekretar i FFK-së, ka folur në emisionin “2 me 1” rreth gjendjes së Milot Rashicës, i lënduar te skuadra e Werder Bremen. Ai deklaroi se ka shpresa që Rashica të jetë gati për ndeshjet e radhës ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
“Me Milotin sot kemi pasur kontakte. Ai ka një lëndim”, shprehet Salihu. “Por presim që të jetë i gatshëm, ai është shumë i fortë nga natyra. Presim që ai të jetë pjesë e ekipit megjithatë”, deklaroi Salihu.
Sot klubi i Werder Bremenit doli me një komunikatë ku sqaroi se Rashica ka pësuar një lëndim në kofshë, derisa diagnoza e saktë do të dihet brenda ditëve të ardhshme.